17 vjeçari theret gjashtë herë më thikë në një autobus në Londër

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Një adoleshent është dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohet se është therur gjashtë herë në një autobus në Londër.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes, në veriperëndim të Londrës, pas raportimeve se një 17 vjeçar po vuante nga plagët me thikë.

Ai është në spital megjithatë gjendja e tij nuk dihet ende. Sipas dëshmitarëve, viktima ishte ndjekur në një autobus nga dy meshkuj. Të dyshuarit kishin helmeta dhe përdorën një thikë të gjatë.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende.

Të ngjashme