17 vrasje për një vit në Kosovë

Prishtinë | 01 Jan 2025 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Viti 2024 ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, sipas statistikave nga Policia e Kosovës.

Numri i vrasjeve ka pësuar një ulje prej 41.38%, duke kaluar nga 29 raste në vitin 2023 në 17 raste për vitin 2024 që e lamë pas.

Përveç vrasjeve, edhe disa vepra të tjera penale kanë pësuar ulje të konsiderueshme:

  • Vjedhjet kanë rënë me 11.03%, nga 3844 raste në 3420.
  • Vjedhjet e rënda kanë pësuar një ulje prej 23.37%, nga 2555 raste në 1958.
  • Grabitjet janë ulur me 13.58%, nga 81 raste në 70.
  • Kontrabanda me mallra ka pësuar një ulje prej 33%, nga 84 raste në 56.

Ndërkohë, dhuna në familje ka shënuar një rritje prej 6.04%, duke kaluar nga 2251 raste në 2387.

Në anën pozitive, është rritur efikasiteti i forcave të rendit. Numri i arrestimeve është rritur me 5.7%, ndërsa konfiskimi i armëve është rritur me 23.3%, duke arritur në 1586 armë të konfiskuara.

Gjithashtu, janë realizuar 16.56% më shumë urdhëresa, ndërsa konfiskimi i municioneve ka rënë me 19.1%.

Të ngjashme