170 studentë po mësojnë shqipen në Seminarin e Gjuhës

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 14:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhimi i foljeve dhe lakimi i emrave në rasa janë vështirësitë me të cilat po përballen studentët e huaj të gjuhës shqipe.

Për këtë arsye 170 studentë nga vende të ndryshme po mësojnë shqipen në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës Shqipe i cili është duke u mbajtur që nga 14 gushti, raporton Ekonomia Online.

Numri i studentëve të cilët janë duke ndjekur kurset e gjuhës është më i madh se i viti të kaluar. Ewelina Fiolek është në nivelin e parë të mësimeve të gjuhës shqipe.

Fiolek, për Ekonomia Online, tha se përveç kësaj gjuha shqipe në përgjithësi është shumë e vështirë për t’u mësuar.

Përveç kurseve të gjuhës shqipe ajo ka pasur mundësi që të vizitoj edhe qytetin e Prishtinës dhe mendon se është një qytet i bukur. Ajo gjithashtu tha se njerëzit në Kosovë janë shumë të hapur dhe mikpritës.

Kurset e gjuhës shqipe gjatë seminarit ligjërohen nga profesorë të gjuhës shqipe. Adelaida Baftiu gjatë kursit ligjëron për nivelin e parë, raporton EO.

Sipas saj, lakimi i emrave është më i vështirë për t’u mësuar nga studentët sidomos nga ata që gjuhën amtare të tyre e kanë më të varfër nga ky aspekt.

Pjesë e seminarit këtë edicion janë rreth 170 studentë që ndjekin mësimet e gjuhës shqipe si dhe rreth 80 studiues që do të paraqesin punimet e tyre shkencore. Seminari do të zgjasë deri më 25 gusht.

Të ngjashme