170 thëniet më të bukura nga George Bernard Shaw

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 01:25 | Nga Ekonomia Online

George Bernard Shaw (1856 – 1950) ishte shkrimtar, dramaturg, gjuhëtar dhe kritik muzike. Ai ishte fitues i çmimit Nobel për Letërsi (më 1925) dhe Oscar për skenarin më të mirë joorigjinal (1939).

Ai shkroi më shumë se 60 vepra, mes të cilave dhe “Njeriu dhe mbinjeriu”.

Ekonomia Online sjell një përmbledhje (plot 170) me thëniet më të bukura të këtij personaliteti të shquar irlandez.

  1. Kush nuk ka shpresuar kurrë, kurrë nuk mund të dëshpërohet.
  2. Socialist është dikush që nuk ka asgjë dhe është i gatshëm ta ndajë atë në mënyrë të barabartë mes të gjithëve.
  3. Përvoja na mëson se njerëzit nga përvoja nuk kanë mësuar kurrë asgjë.
  4. Asgjë s’e bën njeriun më egoist se puna e tij.
  5. Njerëzit presin shumë nga një vit dhe shumë pak nga dhjetë.
  6. Jam një milioner. Kjo është feja ime.
  7. Të gjitha të vërtetat e mëdha fillojnë si blasfemi të mëdha.
  8. Një qeveri që grabit Pedron për të paguar Pablon mund të mbështetet gjithmonë në mbështetjen e Pablos.
  9. Suksesi nuk konsiston në mos bërjen asnjëherë të gabimeve, por në mos bërjen e të njëjtit gabim për herë të dytë.
  10. Mes budallenjve, të palumturit janë të rrallë.
  11. Nuk ekzistojnë vetëm meshkuj që duan seks nga një femër. Ekzistojnë edhe femra që nuk kanë asgjë tjetër për të ofruar.
  12. Synimi i femrës është që të martohet sa më parë, ndërsa ai i mashkullit është të rrijë beqar për sa kohë të mundet.
  13. Nuk ka dashuri më të sinqertë sesa dashuria për ushqimin.
  14. Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë.
  15. Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më.
  16. Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi.
  17. Mungesa e parasë është nëna e gjitha të këqijave.
  18. Pakica ka të drejtë nganjëherë, shumica kurrë.
  19. Nëse ke ndërmend të bësh diçka të kundërligjshme, përpara mos harro të këshillohesh me një avokat.
  20. Kushti i parë për progres është eliminimi i censurës.
  21. Ata që dinë, bëjnë. Ata që nuk dinë, japin mësim.
  22. Kam mësuar shumë kohë më parë të mos luftoja një derr. Ju bëheni të pista, dhe përveç kësaj, derrit i pëlqen.
  23. Një njeri i shkolluar është një dembel që e harxhon kohën duke studiuar.
  24. Heshtja është mënyra më e mirë për të shprehur përçmimin.
  25. Me tonin e duhur mund të thuhet çdo gjë, me tonin e gabuar asgjë: vështirësia e vetme është të gjendet toni.
  26. Pjesa më e madhe e njerëzve lind me ndihmën e doktorëve dhe po ashtu vdes.
  27. Progresi nuk është i mundur pa ndryshim; dhe ata që nuk mund të ndryshojnë mendim, nuk mund të ndryshojnë asgjë.
  28. Rregullat e jetesës së të krishterëve të parë nuk qenë bërë për të zgjatur në kohë, sepse të krishterët e parë nuk besonin se edhe bota do ta kishte të gjatë.
  29. Është tamam koha për të menduar për të ardhmen, kur nuk ka më një të ardhme për të menduar.
  30. Kursimet e vogla përbëjnë pasuri të mëdha: kjo vlen si për paratë ashtu edhe për zakonet.
  31. Prona është një grabitje e organizuar.
  32. Për sa kohë që kam një dëshirë, kam një arsye për të jetuar. Përmbushja është vdekje.
  33. Suksesi mbulon një pafundësi të metash.
  34. Krijo një sistem që edhe një budalla mund ta përdorojë, dhe vetëm një budalla do të dojë ta përdorojë.
  35. Imagjinata është fillimi i krijimit. Ti imagjinon atë që dëshiron, dëshiron atë që imagjinon dhe në fund krijon atë që dëshiron.
  36. Ne bëhemi të zgjuar jo duke kujtuar të shkuarën tonë, por duke u bërë përgjegjës për të ardhmen tonë.
  37. Asgjë s’mund të jetë e pakushtëzuar; kështu që, asgjë s’mund të jetë e lirë.
  38. Në këtë botë, kur dikush ka diçka për të thënë, nuk është e vështirë ta nxisësh që ai ta thotë, por ta ndalosh që ai të mos e thotë orë e çast.
  39. Lumturia e vërtetë në jetë arrihet kur vihemi në shërbim të një qëllimi që ne e njohim si suprem.
  40. Aftësia për të besuar në diçka është një cilësi e shpirtit.
  41. Vetëmohimi na lejon t’i flijojmë të tjerët pa kurrfarë skrupulli.
  42. Burokracia përbëhet nga funksionarë; aristokracia, nga idhuj; demokracia, nga idhujtarë.
  43. E vetmja periudhë që edukimi im ka pasur ndërprerje ka qenë kur shkoja në shkollë.
  44. Ruaju nga ai njeri që Zotin e tij e ka në qiell.
  45. Jam shumë i lodhur për të punuar, do të shkruaj libra.
  46. Përdore shëndetin tënd derisa të të dalë shpirti. Trupi për këtë është bërë. Shkapërderdh gjithë çfarë ke para se të vdesësh; dhe mos i mbijeto vetvetes.
  47. Kloroformi i ka dhënë mundësinë çdo budallai për t’u bërë kirurg.
  48. Mund të ketë mëdyshje se kush janë personat më të mirë për t’u kujdesur për fëmijët, por nuk ka dyshime se prindërit janë më të këqijtë.
  49. Rinisë, që i falet çdo gjë, s’i falet asgjë. Pleqërisë, që i falet çdo gjë, s’i falet asgjë.
  50. Nuk kemi më shumë të drejtë që të konsumojmë lumturi pa prodhuar sesa të konsumojmë të mira pa prodhuar.
  51. Aftësia në lojën e shahut nuk është shenjë e një inteligjence të rrallë, por shenjë e një inteligjence të rrallë që është përdorur keq.
  52. Më lehtë zëvendësohet një njeri i vdekur se një pikturë.
  53. Kur një budalla bën diçka për të cilën turpërohet, thotë përherë se ishte detyra e tij.
  54. Arti i qeverisë është organizata e idhujtarisë.
  55. Mos ua bëj të tjerëve atë që do të doje që të tjerët të ta bënin ty. Shijet e tyre mund të jenë të ndryshme.
  56. Nëse femrat do të ishin nazeqare aq sa meshkujt, moralisht apo fizikisht, raca njerëzore do të sosej.
  57. Një ekspert është një person që di gjithnjë e më shumë mbi gjithnjë e më pak gjëra, derisa të mësojë gjithçka mbi asgjë.
  58. Mënyra ime e shakasë është të them të vërtetën. Kjo është shakaja më argëtuese në botë.
  59. Pesimist është ai që mendon se të gjithë janë hajvanë si ai dhe prandaj i urren.
  60. Për të luajtur kricket s’është nevoja të jesh budalla. Por nëse je, ke avantazh.
  61. Shtëpia është burg për vajzën dhe shkollë riedukimi për gruan.
  62. Nuk do të bëhet asgjë në këtë botë derisa njerëzit të mos jenë të gatshëm të vriten mes tyre që diçka të bëhet.
  63. Pas tre ditësh, edhe bukuria është e mërzitshme njësoj si virtyti.
  64. Ku barazia nuk diskutohet, ka edhe vartësi.
  65. Pse duhet të pranojmë këshilla mbi seksin nga papa? Nëse ai di ndonjë gjë mbi seksin, nuk duhej ta dinte.
  66. Supozohet se femra duhet të presë burrat derisa t’i vardisen. Kjo është mënyra në të cilën merimanga pret mizën.
  67. Mosbindja, virtyti më i rrallë dhe më i guximshëm, që rrallëherë dallon nga dembelia, që është vesi më ordiner.
  68. Revolucionet nuk e kanë pakësuar kurrë barrën e tiranisë, thjesht e kanë vënë mbi shpatulla të tjera.
  69. Një person 100% amerikan është 99% idiot.
  70. Bëni çmos që të arrini atë që pëlqeni, përndryshe do të detyroheni të pëlqeni atë që do të arrini.
  71. Jam thjesht një mospirës birrash, jo mospirës shampanje.
  72. Natyra nuk është se resht së qenët hokatare kur njerëzit vdesin më shumë nga ç’resht së qenët serioze kur njerëzit qeshin.
  73. Mundësitë janë të shumta njëherë që vendosim të veprojmë e jo të reagojmë.
  74. Qenia njerëzore do të ishte e lumtur sikur të gjithë mençurinë që njerëzit vendosin në zgjidhjen e idiotësive të tyre do ta vinin në mosbërjen e tyre.
  75. Njerëzit që ankohen për gjendjen e tyre ua hedhin gjithnjë fajin rrethanave.
  76. Pushteti nuk korrupton njerëzit; e megjithatë, nëse marrin pushtet, budallenjtë korruptojnë pushtetin.
  77. Çmimi Nobel është një spirancë shpëtimi që i hidhet një notuesi që tashmë ka mbërritur në breg.
  78. Rregulli i artë është se nuk ka rregulla të arta.
  79. Nuk ka sekrete të ruajtura më mirë se ato që të gjithë i imagjinojnë.
  80. S’ia vlen të bësh asgjë nëse nuk mund të ketë pasoja serioze.
  81. Dallimi mes një dukeshe e një luleshitëseje nuk është tek sjellja e tyre, por tek mënyra me të cilën trajtohen.
  82. Nëse të gjithë ekonomistët do të ishin shtrirë njëri pranë tjetrit, nuk do të arrinin dot në asnjë përfundim.
  83. Një pesimist është ai që nuk ndihet kurrë tepër mirë kur është mirë, nga frika se do të ndihet më keq kur të jetë më mirë.
  84. Është mirë që të jesh i dëlirë dhe esëll, ti je dritarja përmes së cilës e shikon botën.
  85. Nuk mund të fillosh të bësh patinazh pa u bërë qesharak. Akulli i jetës është i rrëshqitshëm.
  86. Askush nuk ikën nga shtëpia e vet, veç nëse ajo shtëpi kthehet në një gojë peshkaqeni.
  87. Misioni i çdo njeriu konsiston në të qenët një forcë e natyrës e jo një gungë e cytur telashesh dhe mllefesh që qurravitet se universi nuk angazhohet për ta bërë të lumtur.
  88. Ashtu siç e konceptojmë ne, jeta familjare s’është më natyrore se ç’është një kafaz për një papagall.
  89. Martesa për të dashuruarit është trashamanësi e madhe.
  90. Një jetë e kaluar duke bërë gabime jo vetëm që është më e ndershme, por edhe shumë më e dobishme se një jetë e kaluar pa bërë asgjë.
  91. Ekzistojnë pesë kategori gënjeshtrash: gënjeshtrat e thjeshta, parashikimet e motit, statistikat, gënjeshtrat diplomatike, dhe deklaratat zyrtare.
  92. I vetmi njeri i ndjeshëm vërtet i pajisur me ndjeshmëri që unë kam ndeshur gjatë jetës sime ka qenë rrobaqepësi im, sepse ai m’i merrte masat sa herë që më shihte, ndërkohë që të gjithë të tjerët mbanin mend masat e vjetra dhe prisnin që unë t’u përshtatesha.
  93. Ndoshta shërbimi më i madh social që secili mund t’i bëjë kombit dhe njerëzimit është të krijojë një familje.
  94. Rinia është e çuar dëm me të rinjtë: janë njerëzit në moshë që dinë ta shfrytëzojnë më mirë vitalitetin.
  95. Njeriu i arsyeshëm i përshtatet botës. Njeriu i paarsyeshëm bën çmos që bota t’i përshtatet atij. Kështu që, i gjithë progresi varet nga njerëzit e paarsyeshëm.
  96. E vetmja mënyrë për të mos u ndier të ligështuar është të mos kemi kohë të mjaftueshme për të pyetur vetën nëse jemi të lumtur apo jo.
  97. Nëse më të fortët mbijetojnë dhe më të këqijtë përparojnë, natyra është zoti i maskarenjve.
  98. Kur një njeri gjuan një tigër, e quan sport. Kur një tigër gjuan një njeri, e quan egërsi.
  99. Liria sjell përgjegjësi: ja pse të gjithë e kanë frikë.
  100. Vlera e një njeriu varet nga numri i gjërave nga të cilat turpërohet.
  101. Kush arrin të bëjë gjëra të vështira, e t’i bëjë mirë, nuk e humb respektin për vetveten.
  102. Nëse shkon në Parajsë pa qenë i kualifikuar për të hyrë natyrshëm, nuk do ta shijosh qëndrimin aty.
  103. Pa artin, ashpërsia e realitetit do ta bënte jetën të padurueshme.
  104. Kur të dimë se ç’është Perëndia, do të jemi perëndi edhe ne.
  105. Nuk ka dashuri më të sinqertë se dashuria për ushqimin.
  106. Njeriu që ka dhimbje dhëmbësh mendon se është i lumtur kushdo që ka dhëmbë të shëndetshëm. I varfri bën po të njëjtin gabim kundrejt të pasurit.
  107. Mos prit çastin e duhur: krijoje!
  108. Çdo njeri që i ka mendtë në kokë dhe e di që i ka, mund të mundë dhjetë njerëz që s’kanë mend dhe nuk dinë që s’i kanë.
  109. Një jetë vetëm me lumturi! Nuk ka njeri në botë që do të mund ta duronte, do të ishte ferri mbi tokë.
  110. Ka dy lloj dëshmish: dëshmia e rreme që është e ndëshkueshme, dhe ajo e vërteta që është e rrallë.
  111. Vesi i hajdutit është virtyti i financierit.
  112. Kërcimi është një tentativë e ashpër për të depërtuar në ritmin e jetës.
  113. Nuk është se e kemi humbur besimin: thjesht e kemi kaluar atë nga Zoti tek profesioni i mjekut.
  114. Mëkati më i keq kundër të afërmve tanë nuk është urrejtja, por indiferenca; kjo është esenca e çnjerëzimit.
  115. Unë besoj në disiplinën e heshtjes, dhe mund të flas për orë të tëra rreth argumentit.
  116. Abortisti më i keq është ai që përpiqet t’i japë formë karakterit të një fëmije.
  117. Të thuash se besimtari është më i lumtur se ateisti është absurde. Po aq absurde është edhe bindja se i dehuri është më i lumtur se njeriu esëll.
  118. Po të mos ekzistonin socialistët, socializmi do të qeveriste botën mbarë.
  119. Historia e dashurisë së përsosur është ajo që menaxhohet tërësisht përmes postës.
  120. Virtyt nuk është t’i rezistosh vesit, por të mos e dëshirosh.
  121. Jeta barazon të gjithë njerëzit. Vdekja evidenton vetëm më të shquarit.
  122. Më pëlqen konvaleshenca: është gjëja për të cilën ia vlen të sëmuresh.
  123. Paqëndrueshmërisë së femrave që dua i përngjet vetëm qëndrueshmëria e frikshme e femrave që më duan.
  124. Dënimi i vërtetë për gënjeshtarin nuk është të mos i besojnë më, por ai të mos i besojë askujt.
  125. Demokracia është sistemi që na garanton se nuk do të qeverisemi nga njerëz më të mirë nga sa meritojmë.
  126. Të jesh i dashuruar do të thotë ta teprosh me dallimet mes një femre e një tjetre.
  127. Vrasja është forma e skajshme e censurës.
  128. Jepjuani votën femrave dhe pas pesë vitesh do të ketë një taksë të ekzagjeruar mbi beqarinë.
  129. Përdoret një pasqyrë për të shikuar fytyrën siç përdoren veprat e artit për të shikuar shpirtin.
  130. Nuk të jep kënaqësi të varësh një njeri që nuk kundërshton.
  131. Gjithçka u ndodh të gjithëve herët apo vonë, po pat kohë mjaftueshëm.
  132. Populli nuk mund të kuptojë burokracinë: ai mundet veç të adhurojë idhujt kombëtar.
  133. Aktiviteti është e vetmja rrugë për diturinë.
  134. Jeta s’ka të bëjë me zbulimin e vetvetes, por me krijimin e vetvetes.
  135. Çfarëdo që është qind për qind është vetëm një çmenduri qind për qind.
  136. Kafshët janë miqtë e mi, dhe unë nuk i ha miqtë e mi.
  137. Është rrezik të jesh i sinqertë, të paktën nëse nuk je edhe i mangët nga trutë.
  138. Njeriu ia ka arritur qëllimit kur bën një punë që do ta bënte edhe falas.
  139. Secili profesion është një komplot kundrejt profanëve.
  140. Si besove si s’besove që Jezusi ishte zot, duhet të pranosh se ai ishte një ekonomist politik tepër i zoti.
  141. Çfarë tjetër është patriotizmi, përveç faktit se një shtet është më i madh nga të tjerët thjesht ngaqë aty keni lindur ju.
  142. Disa shohin realitetin e pyesin: “përse?”. Unë ëndërroj të pamundurën e pyes veten: “përse jo?”.
  143. Mizoria do të ishte vërtet e këndshme, po të mund të gjendej ndonjë lloj mizorie që të mos shkaktonte dhimbje.
  144. Martesa është kaq e përhapur sepse kombinon tundimet më të mëdha me oportunitetet më të mëdha.
  145. Të gjitha të vërtetat e mëdha nisin si mallkim.
  146. Kërcimi është shprehja vertikale e një dëshire horizontale të ligjëruar nga muzika.
  147. Nuk di asgjë e beson se di gjithçka. Kjo tregon thirrjen e qartë për një karrierë politike.
  148. Njerëzit që bëjnë rrugë në jetë janë ata që vihen në lëvizje për të gjetur rrethanat e duhura, e nëse nuk i gjejnë, i krijojnë.
  149. Edhe të fjeturit është një formë kritike, sidomos nëse je në teatër.
  150. Ka një fe të vetme, ndonëse me shumë versione.
  151. Ruaju nga dija e rreme; është shumë më e rrezikshme se injoranca.
  152. Dy janë tragjeditë e jetës: njëra është të mos arrish çfarë synon, tjetra është ta arrish.
  153. Nëse historia përsëritet, dhe e paparashikuara ndodh, sa i paaftë duhet të jetë njeriu për të mësuar nga përvoja!
  154. Nëse e fyen fqinjin tënd, është më mirë të mos e fyesh përgjysmë.
  155. Lëvizjet revolucionare tërheqin elementët më të mirë e më të këqij të një shoqërie të caktuar.
  156. Paradoksi është mënyra më e mirë për t’u treguar njerëzve një vërtetësi të fshehur.
  157. Njerëzit e marrin veten më lehtë nga zhgënjimet dashurore se nga zhgënjimet ekonomike.
  158. Shumica e njerëzve nuk luten, thjesht përgjërohen.
  159. Aftësia për të vëzhguar në detaje në përgjithësi quhet cinizëm nga ata që nuk e zotërojnë.
  160. Një njeri i dehur është më i lumtur se një njeri esëll, prandaj shumë të palumtur shkrehin pas pijes.
  161. Mos kërko të jetosh përgjithmonë: nuk do t’ia dalësh.
  162. Moda, tekefundit, është thjeshtë një epidemi e krijuar me art.
  163. Një pushim i përjetshëm është një përkufizim i mirë i ferrit.
  164. Në Parajsë, një engjëll s’është kushedi se çfarë.
  165. Kisha duhet ta mësojë vetë përvujtërinë para se t’ua predikojë të tjerëve.
  166. Kam mësuar se nuk duhet bërë luftë me derrat; se bëheni pis, dhe sidomos, se derrave u pëlqen.
  167. Një doktor e ndërton namin e vet në bazë të numrit të njerëzve të rëndësishëm që kanë vdekur nën kujdesin e tij.
  168. Problemi me disa njerëz është se u mungon aftësia për të biseduar, por jo aftësia për të folur.
  169. Të vdesësh është e lehtë, të bësh komedi është e vështirë.
  170. Bota nuk do të jetë kurrë një vend i qetë derisa të mos çrrënjoset patriotizmi nga raca njerëzore.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme