18 kosovarë kthehen nga Mali i Zi, dërgohen në karantinë në konvikte

| 09 Pri 2020 | 16:58 | Nga

18 shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer sot nga Mali I Zi përmes pikës kufitare në Kullë.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, përmes një njoftimi në Facebook.

Personat e kthyer në Kosovë nga Mali i Zi, janë përcjellë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2654520118125662&id=1424010077843345

Të ngjashme