Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.
Në total numri i rasteve aktive është 637.