18 të vdekur, 1 mijë e 891 raste të reja

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima nga Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe një mijë e 891 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është.

Njoftimi i MSh-së:

#Bashkëiadalim

28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme