18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, helikopteri merr ujë nga deti për shuarjen e flakëve në Sarandë

Prishtinë | 27 Qer 2025 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki.

Zjarret shpërthyen në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

Poashtu, në një video të TCh-së shihet se një helikopter po merrte ujë nga deti për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit pranë Qafë Gjashtës në Sarandë.

Të ngjashme