Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror Shaqir Uka, ka dhënë detaje për Klankosova.tv lidhur me gjendjen shëndetësore të 18 vjeçarit i cili u lëndua dje në një vendpunishte në Prishtinë si pasojë e rënies së vinçit.
“Pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore të bëra, dje rreth orës 22:00 është sjellur në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Ka pasur lëndimeve në regjionin e organeve, ka pasur lëndime të rënda andaj edhe e kanë sjellë këtu”, deklaroi Uka.
“Aktualisht parametrat vitale janë stabile. Ai vazhdon të marrë tretman mjekësor dhe të monitorohet nga ekipet mjekësore”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Gjatë ditës së djeshme, një punëtor i moshës 26 vjeçare e ka humbur jetën.
Kjo ngjarje pos që ka tronditur opinionin, ka ngjallur reagime të ashpra duke vënë theks tek siguria e punëtorëve, veçanërisht në ndërtimtari.