180 mijë euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për filmin “Lojë Jete”, raporton Ekonomia Online.
Ky vendim u mor në mbledhjen e Qeverisë, në shqyrtimin e propozim vendimit për përkrahjen financiare të këtij filmi.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, tha se MKRS-ja nuk ka mjete për ta përkrahur financiarisht.
“Ne nuk kemi mjete financiarë të planifikuara. Për këtë film dhe nëse gjenden formë tjetër nga qeveria për mbështetje ne pajtohemi”, tha Morina Bunjaku.
Kjo shumë e parave është ndarë nga Qeveria prej kategorisë rezervë të buxhetit të shtetit.