Në spitalin e përgjithshëm të Pejës sot janë të shtrirë 180 pacientë me Covid-19.
157 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Nga ky spital kanë thënë se 9 persona janë shëruar nga ky virus, derisa kanë bërë thirrje për vaksinim.
Tashmë pasi që shtretërit e Repartve të Bllokut Internistik: Reparti Infektives, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Neurologjisë, Internistik dhe dy katët e Spitalit të Mushkërive janë mbushur me pacientë me Covid-19, është filluar që pranimet të bëhen në Repartin e ORL dhe Oftamologjisë. Momentalisht gjendja me pacientë me Covid-19 është:
180 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë;
157 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
5 pacientë janë në CPAP;
9 pacientë janë shëruar;
20 pacientë janë pranuar;
Mbroje vetën vaksionohu.