Në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, një ndërtesë është përfshirë nga zjarri, ku nga kjo kanë vdekur 19 persona.
Sipas BBC, zjarrfikësit kanë thënë se shtatëdhjetë persona janë plagosur nga ky incident.
Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi dhjetëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar në ndërtesën 19-katëshe.
Incidentet me zjarre janë të shpeshta në Bangladesh, për shkak të kushteve të rënda nëpër ndërtesat e këtij shteti.