19 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar në një shpërthim i cili erdhi si pasojë e një aksidenti me makina në qendër të Kajros.
Njoftimin e ka dhënë ministria e shëndetësisë në Egjipt.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nëse shpërthimi mund të jetë ndonjë sulm i mundshëm.
Shpërthimi ndodhi kur një makinë e cila po shkonte në drejtimin e kundërt të trafikut në Kajro u përplas me tre makina tjera, njoftoi ministri brendshëm në një deklaratë për shtyp.
Tymi i madh nga aksidenti bëri që një pjesë e madhe e qytetarëve të evakuohen. Ngjarja ka ndodhur afër Institutit Kombëtar të Kancerit.
Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit tha se hetimet e para tregojnë se është një aksident, por asgjë nuk është përfundimtare.