19 të vrarë në incidentin e dy luftanijeve iraniane në Gjirin e Omanit

| 11 Maj 2020 | 11:03 | Nga

Nëntëmbëdhjetë detarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një incident “zjarri miqësor” midis dy luftanijeve iraniane.

Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se një raketë e re kundër anijeve që po testohej nga frigata “Jamaran” goditi anijen “Konarak”, të dielen në Gjirin e Omanit, raporton BBC, transmeton KOHA.

Aksidenti ka ndodhur gjatë një trajnimi pranë Ngushticës së Hormuzit. Forcat e armatosura të Iranit zakonisht stërviten në rrugë ujore strategjike.

Anija Konarak u godit të dielen gjatë pasdites me një raketë gjatë një stërvitjeje ushtarake në ujërat e Bandar-e Jask në brigjet e jugut të Iranit, ka njoftuar televizioni shtetëror.

Ky incident ndodhi afër portit të Jaskut, rreth 1.270 kilometra në jug-lindje të Teheranit, në Gjirin e Omanit, ka transmetuar televizioni shtetëror.

“Jamaran” dhe “Konarak” thuhet se i përkasin forcave detare të ushtrisë iraniane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme