Në nder të 19-të vjetorit të Betejës së Loxhës dhe rënies së luftëtarëve të lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj, zyrtarë, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe tek lapidari i dëshmorëve.
Pjesëmarrësit të cilët ishin edhe luftëtarë në këtë betejë, e konsiderojnë këtë si njëra nga betejeta më të lavdishme të Kosovës.
Me rastin e kesaj dite është vën edhe gurthemeli për ndërtimin e një salle të sportit që do t’i shërbejë shkollës 2 korriku në Loxhë.
Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Pejës dhe ministrinë e Kulturës.
I gjithë projekti do të zgjasë 2 vjet, ndërsa do të kushtojë rreth 300 mijë euro.
Ndërsa, nën patronatin e Kryeministrit Isa Mustafa, po mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të kësaj beteje.