Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 73-të të saj ka miratuar Rregulloren për të Drejtat e Kompensimit të Veçantë dhe Reprografik.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë prezantimit të rregullores deklaroi se miratimi i saj është një vendim historik për autorët.
“Me këtë rregullore krijohet edhe një sistem për mbrojtjen e të drejtave të autorit”, tha ministri Gashi në mbledhjen e qeverisë.
Ministri Gashi para kabinetit qeveritar prezantoi edhe projektrregulloren për ndryshim plotësimin e rregullores për ndërmjetësimin në Fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave gë Përafërta në MKRS.
“Miratimi i kësaj rregullore është një nga masat që duhet plotësuar për tu integruar në BE,” tha Gashi.