Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në Zyrën e Zhdoganimeve Postare, ka gjetur dhe konfiskuar një pako në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit amfetaminë me peshë 70 gram.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar, shkruan EkonomiaOnline.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, në orët e paradites.