Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Teatrot, raporton EkonomiaOnline.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se miratimi i këtij dokumenti ndikon në funksionimin më të mirë të teatrove, raporton EkonomiaOnline.
LEXO Edhe: Marrëveshje për sigurimet sociale me Kroacinë dhe Shqipërinë
“Programi i Qeverisë së Kosovës 2017-2021 në funksion të përkrahjes dhe avancimit të sektorit kulturorë ka paraparë një mori masash dhe objektivash, sikurse avancimi i kornizës ligjore dhe hartimi i politikave publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive, përkrahjen e artistëve, promovim të kulturës, dhe me miratimin e këtij dokumenti i hapet rrugë funksionimit normal të teatrove të komunave që aktualisht nuk janë në gjendje të mirë,” është shprehur Gashi.