Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM3 2016.
Sipas publikimit, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016 (TM3 2016), vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2 271 900 tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 263.1 GWh, dhe në hidrocentrale është 38.3 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, Kosova ka importuar 141.8 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 199.4 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 831.0 GWh energji elektrike.
Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.7%.
Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.