Udhëtimi ajror vazhdon të jetë i ndërprerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motin e keq në disa pjesë të vendit.
SHBA-ja kishte anuluar 2 mijë e 604 fluturime të shtunën, më shumë se gjysma e 4 mijë e 529 të anuluar në mbarë botën.
Anulimet në SHBA-së përfaqësojnë numrin më të lartë njëditor që nga pak para Krishtlindjeve, kur linjat ajrore filluan të njoftonin mungesat e personelit si rezultat i rritjes së infeksioneve nga COVID-19 midis ekuipazheve.
Aeroportet në Çikago u goditën veçanërisht për shkak të motit të vështirë, me një stuhi dëbore që pritet në zonë të shtunën pasdite dhe gjatë natës. Më shumë se 12 mijë fluturime në SHBA janë anuluar që nga 24 dhjetori, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Linjat ajrore thonë se po ndërmarrin hapa për të reduktuar anulimet. Shumë pilotë, stjuardesa dhe staf tjetër mungojnë në punë pas kontraktimit të COVID-19, ose janë në karantinë pasi kanë rënë në kontakt me një person të infektuar.