Deri tani në Kosovë me virusin COVID 19 janë infektuar 106 mijë e 442 persona.
2 mijë e 208 raste të vdekjes janë regjistruar në vend.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 97 mijë e 675 raste, kurse i rasteve aktive është 6 mijë e 559.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin e fundit 24 orësh që ka publikuar dje IKSHPK-ja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.675 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.559″, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.