2 mijë e 600 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Që nga muaji mars e deri më sot në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e 735 raste me Coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në vend janë 5 mijë e 735 persona të infektuar me Coronavirus, ku 2 mijë e 968 janë shëruar kurse 135 kanë ndërruar jetë.

Bazuar në këto të dhëna, aktualisht në tërë Kosovën janë 2 mijë e 632 raste aktive me koronavirus.

E nga këto 2 mijë e 632 raste, 1 mijë e 118 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Prishtinë, kështu kryeqyteti ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve aktive në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare Prishtina ka gjithsej 1 mijë e 883 të infektuar, 21 të vdekur dhe 694 të shëruar nga koronavirusi.

Më poshtë ju sjellim edhe tabelën e përgatitur nga IKSHPK-ja me të gjitha detajet për secilën komunë të prekur me Coronavirus në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme