Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
“Kohën” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Buja Beats është producent i kësaj kënge, vijën melodike të së cilës e ka realizuar vet 2 Ton, i cili ka shkruar gjithashtu edhe një pjesë të teketit, në bashkëpunim me Reyn.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.
2 Ton përndryshe vjon të jetë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.