Leximi i disa prej fakteve më domethënëse historike që kanë karakterizuar historinë që njohim sot mund të na ndihmojë që të kuptojmë shumë për një epokë, por atë që tregon një foto nuk mund ta thonë as dhjetë histori të thëna për të.
Fuqia e fotos për të trasmetuar historinë ndonjëherë e kapërcen fuqinë e fjalës. Një foto na tregon realitetin pas fjalëve të thëna, na transmeton emocione e mbi të gjitha na detyron që ti identifikojmë gjërat në të njëjtën mënyrë.
Zbuloni historitë që fshihen pas fotove të përzgjedhura më poshtë:
Dorothy Counts ishte vajza e parë me ngjyrë që frekuentoi një shkollë të hapur vetëm për të bardhët. Shokët e saj të shkollës po e tallin pas shpine. Charlotte, 1957
Nikola Tesla duke punuar në laboratorin e tij me transmetuesin amplifikator.
Një vogëlush austriak merr dhuratë një palë këpucë të reja. Jemi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Varri i një gruaje katolike dhe të bashkëshortit të saj protestant në Hollandë, 1888
Gra dhe fëmijë hebrenj të lënë të lirë nga një tren që shkonte në kampet e përqëndrimit, 1945.
Një burrë refuzon të bëjë përshëndetjen naziste në një paradë ushtarake në Gjermani, 1936.
Organizatorët dhe pjesmarrësit e Maratonës së Bostonit së vitit 1967 mundohen të ndalojnë Kathrine Switzer që të marrë pjesë. Ajo u reziston të brrylave dhe fyerjeve, duke e përfunduar garën në 4 orë e 20 minuta.
Një vogëlush i quajtur Harold Whittles dëgjon tinguj për herë të parë. Ishte viti 1974.
Në kërkim të një punë në vitet 1930. Tabela: Di të bëj tre lloj punësh, flas tre gjuhë, kam shërbyer për tre vite në luftë, kam tre fëmijë e jam pa punë prej 3 muajsh: Dua vetëm një punë.
Dita kur Suedia kaloi nga drejtimi i makinës në krahun e majtë në atë të djathtë, 1967
Reagimi i disa ushtarëve gjermanë kur shohin në foto se çfarë ndodhte në kampet e përqëndrimit që regjimi nazist kishte ndërtuar në ato vite.
Disa rezidentë të Berlinit perëndimor u tregojnë fëmijët prindërve që mbetën në anën tjetër të qytetit, 1961
Ndërtimi i Statujës së Lirisë, 1884
Një balerinë kërkon të demostrojë pafajësinë e saj pasi akuzohej për veshjen e mbathjeve shumë të ngushta.
Një çift lezbikesh në lokalin Le Monocle të Parisit, 1932
Bojali Badego, një student nigerian i dizajnit, që ka veshur një kostum alienësh. Bëhet mjaft i famshëm për paraqitjen e veçantë kinematografike, 1978
Eshtrat e austronautit rus Vladimir Komarov, njeriu i parë që vdes nga një mision hapësinor që përfundon keq, 24 prill 1967
Pas shumë vitesh burg në Siberi, ky ushtar gjerman takon të bijën për herë të parë, vajzën 12-vjeçare, 1956
Një ushtar skocez i bie gajdes para trupave të rënë në një fushe beteje, përpara luftës botërore
Arritja e Monalisës në Muzeun e Luvrit, ku ruhet që prej vitit 1914