“France Football” ka publikuar listën e përvitshme të futbollistëve më të paguar në botë me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, që prin në këtë garë.
Edhe pse s’ka fituar Topin e Artë që nga viti 2015, argjentinasi fiton më shumë se Cristiano Ronaldo që e fitoi atë më 2016 dhe 2017, teksa më i miri i botës për vitin 2018 Luka Modriq dështoi të hynte në top 20.
Atë madje e kanë mposhtur edhe bashkëlojtarët e tjerë te Reali, Gareth Bale, Toni Kroos e Sergio Ramos.
“Goal” ka renditur 20 lojtarët që kanë fituar më së shumti me pagë, bonuse dhe reklama në vitin e fundit.
20. Sergio Ramos (Real Madrid) – 23 milionë euro
19. Paul Pogba (Manchester United) – 23.3 milionë euro
18. Hul (Shanghai) – 23.4 milionë euro
17. Kevin De Bruyne (Manchester City) – 23.5 milionë euro
16. Sergio Aguero (Manchester City) – 24.3 milionë euro
15. Oscar (Shanghai) – 24.3 milionë euro
14. Kylian Mbappe (PSG) – 25 milionë euro
13. Mesut Ozil (Arsenal) – 25.8 milionë euro
12. Toni Kroos (Real Madrid) – 26.3 milionë euro
11. Gerard Pique (Barcelona) – 27 milionë euro
10. Luis Suarez (Barcelona) – 28 milionë euro
9. Ezequile Lavezzi (Hebei China Fortune) – 28.3 milionë euro
8. Philippe Coutinho (Barcelona) – 30 milionë euro
7. Alexis Sanchez (Manchester United) – 30.7 milionë euro
6. Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 33 milionë euro
5. Gareth Bale (Real Madrid) – 40.2 milionë euro
4. Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – 44 milionë euro
3. Neymar (PSG) – 91.5 milionë euro
2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 113 milionë euro
1. Lionel Messi (Barcelona) – 130 milionë euro