Në mbarë Rumaninë 20 mijë punonjës në kuadër të Ministrisë së Financave kanë shkuar në grevë për shkurtimet në pagat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për 20 mijë punonjës të financës në mbarë vendin që kanë shkuar në grevë kundër projektligjit për të cilën pohohet se do të shkaktojë shkurtime në paga prej 10 deri më 30 përqind.
Kryetari i njërës prej Sindikatave, Sed Lex, Vasile Marica, theksoi se greva vazhdon dhe se mund të vazhdojë dhe nesër. Ai duke theksuar se në bisedimet e krerëve të sindikatave në vend me zyrtarët qeveritar për të zgjidhur problemin nuk është arritur rezultat, tha se nuk është e pranueshme që të bëhen shkurtime në paga.
Marica, theksoi se kryetarët e sindikatave të mërkurën do të takohen me ministrin e Financave, Viorel Stefan.
Kryetari i Agjencisë Shtetërore, përgjegjëse për mbledhjen e taksave dhe zbatimin e ligjit të taksave, Bogdan Stan, duke treguar se ka sugjeruar që të vazhdohet shpërblimi prej 15 përqind iu bëri thirrje punonjësve që të heqin dorë nga greva.
Federata Kombëtare e Sindikatave Financiare, kërkon që të vazhdohet pagimi i shpërblimit që pasqyron “ndërlikueshmërinë dhe rëndësinë” e punës së bërë nga punonjësit e Ministrisë së Financave dhe institucionet në kuadër të ministrisë.