20 studentë nga Austria vizitojnë Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 16:35 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi dhe drejtori i Sekretariatit të KGjK-së, Shkelzen Maliqi, sot kanë pritur në takim njëzet studentë nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të një vizite studimore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryesuesi Idrizi, shprehu kënaqësinë që edhe këtë vit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës po pret  studentë të rinj  të cilët studiojnë për të drejtat e njeriut në Universitetin e Vjenës.

Idrizi, i njoftoi studentët e rinj me historikun e sistemit gjyqësor në përgjithësi, dhe për Këshillin Gjyqësor të Kosovës në veçanti, që nga themelimi i tij.  Ai vuri theksin, në rolin dhe  funksionin e KGjK, ndarjen e gjykatave, reformën gjyqësore si një ndër sfidat nëpër të cilat ka kaluar sistemi gjyqësor në vendin tonë.

Në anën tjetër, studentët nga Vjena, me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, falënderuan kryesuesin Idrizi dhe shprehën mirënjohje të thellë për pritjen e  ngrohtë dhe përkushtimin ndaj tyre që kanë treguar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Studentët,  po ashtu shtruan pyetje edhe për perceptimin e gjyqësorit në vend, për strukturën e gjykatave, raportet me EULEX-in dhe çështje tjera me interes, për të cilat u informuan nga kryesuesi i KGjK-së.

 Në Universitetin e Vjenës këta student bëjnë master për të drejtat e njeriut. Ata vijnë qe katërmbëdhjetë (14) vite me radhë  në Kosovë.

????????????????????????????????????

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme