20 të vdekur dhe 100 të lënduar nga tërmeti në Indonezi

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

20 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ndodhi në provincën Maluku të Indonezisë.

Tërmeti  i cili ishte magnitudë prej 6.8 ballë,  goditi Indonezinë dje rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Agus Wibowo, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Katastrofave, atje ka thënë se rreth 100 njerëz janë plagosur dhe 2000 të tjerë janë evakuuar.

Pos kësaj sipas AFP-së, ka pasur edhe dëme të mëdha materiale, ku janë shkatërruar shumë ndërtesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme