Një numër i të burgosurve në një burg në qytetin verior të Brazilit Belem kanë vdekur gjatë një përpjekjeje masive për arratisje.
Ata u ndihmuan nga një grup i armatosur jashtë burgut i cili përdorte eksplozivë ndaj një prej mureve të burgut.
Një roje vdiq, si dhe 19 të burgosur dhe nga personat që i ndihmonin ata nga jashtë.
Katër roje të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve një me lëndime serioze
Autoritetet tani po përpiqen të përcaktojnë nëse ndonjë prej të burgosurve ka arritur të arratiset.
Vitin e kaluar 56 persona u vranë në një kryengritje në një burg në qytetin e Manausit në rajonin Amazon të Brazilit.