20 thënie nga Mark Twain

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Samuel Langhorne Clemens (1835 – 1910) njihet me emrin Mark Twain, ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane).

Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi. Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit.

Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërhoqi vëmendjen e publikut mbarëkombetar. Ai arriti sukses mjaft të madh si një shkrimtar dhe spiker.

Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike.

Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij, të përmbledhura nga Ekonomia Online:

  1. Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të pastër: kjo është jeta ideale.
  2. Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
  3. Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dinë kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
  4. Unë jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë ata që më lavdërojnë më vënë në siklet, unë gjithmonë ndjej se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.
  5. Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
  6. Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.
  7. Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
  8. Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.
  9. Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.
  10. Mungesa e parave është rrënja e gjithë të këqijave.
  11. Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
  12. Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
  13. Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri.
  14. Një njeri që mban një mace nga bishti mëson diçka që ai nuk mund ta mësojë në asnjë mënyrë tjetër.
  15. Njeriu nuk është kurrë më i sinqertë sesa kur e pranon që është gënjeshtar.
  16. Më mirë një premtim i shkelur se një premtim i padhënë.
  17. Gjithmonë bëj mirë. Kjo do t’i kënaqë disa njerëz dhe do të habisë pjesën tjetër.
  18. Është mirësia e Perëndisë që në vendin tonë i kemi këto tri gjëra tej mase të çmuara: Liria e fjalës, liria e ndërgjegjes, dhe kujdesi për të mos praktikuar asnjëherë asnjërën prej tyre.
  19. Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.
  20. Nëse puna juaj është që hani një bretkosë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme