Të gjithë e njohim Leon Tolstoin si një shkrimtar dhe filozof rus, një mjeshtër i letërsisë realiste dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës.
Por pak prej nesh e dinë se ai qe një prej të parëve mbështetës të idesë që veprat e artit nuk duhet të jenë pronë private, por duhet t’i përkasin gjithë njerëzimit. Refuzimi që i bënte kishës dhe shtetit e bënin atë një anarshist të veçantë kristian, që urrente pronën private, dënonte fort vanitetin dhe ishte një prej të parëve që refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi.
Më poshtë një koleksion i thënieve të tij shumë të thjeshta e njëkohësisht tejet të mençura mbi jetën, dashurinë, besimin e lumturinë…
– Në botën tonë, të gjithë mendojnë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten.
– Çdo gjë i vjen në kohë, atyre që dijnë të presin.
– Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, çdo familje e pakënaqur është i pakënaqur në mënyrën e vet.
– Gjërat e mëdha janë gjithmonë të thjeshta dhe modeste.
– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
– Ne gjithmonë mendojmë se na duan ngaqë jemi të mirë, por kurrë nuk kemi as dyshimin, se të mirë janë ata që na duan ne.
– Dashuria është jeta. Gjithçka që unë kuptoj, e kuptoj vetëm sepse dua.
– Kur ju doni dikë, e doni ashtu si është, dhe jo si dëshironi ju që të jetë.
– Humbëm sepse i thamë vetes që humbëm.
– Të vërtetat më të mëdha janë të thjeshta.
– E vërteta, ashtu si ari, duhet të fitohet jo duke u rritur, por duke e larë nga gjithçka që nuk është flori.
– Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis njeriut dhe natyrës të mos jetë prishur.
– Vokacioni i çdo burri dhe gruaje është që t’u shërbejë njerëzve të tjerë.
– Gabimi nuk mund të korrigjohet kurrë nga gabimi, dhe e keqja nuk mund të mposhtet me të keqe.
– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.
– Nëse doni të jeni të lumtur, të jini.
– Ka vetëm një kohë që është e rëndësishme – Tani! Kjo është koha më e rëndësishme, sepse ajo është e vetmja kohë kur ne kemi ndonjë fuqi.
– Gabimi nuk pushon së qëni gabim, për shkak se shumica e ndan atë.
– Dikush mund të jetojë madhërishëm në këtë botë, nëse di se si të punojë dhe si të dojë.
– Rrokni momentet e lumturisë, dashurisë! Ky është realiteti i vetëm në botë, çdo gjë tjetër është marrëzi.
P.S. Kur jepte leksionet e tij mbi letërsinë ruse dhe letërsinë krahasuese në Universitetin Cornell dhe Uellesley College, shkrimtari ruso-amerikan Vladimir Nabokov e niste çdo orë duke mbyllur të gjitha perdet. Në errësirë absolute ai fillonte: “Nëse ju e imagjinoni letërsinë ruse si një qiell, atëherë kjo është Gogoli. (Dhe lektori ndizte një nga llambat në tavanin e auditorit). Pastaj ai shtypi sërish çelësin: “Këtu është Chekhovi dhe Dostojevski”. Dy llambau ndezën. Më pas, Nabokovi shkonte tek grilat dhe i hapte me një veprim të shpejtë. Kur klasa “verbohej” nga drita natyrale, mësuesi thoshte: “Dhe ky është Tolstoi”.