20 vjet më parë kur Tysoni ia kafshoi veshin Holyfieldit në ring (Video)

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 10:54 | Nga

Më 28 qershor të vitit 1997, plot 20 vjet më parë, bota e sportit u shokua nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në ring. Në Las Vegas, boksieri i famshëm Mike Tyson bëri një gjest të shëmtuar, duke i kafshuar veshin rivalit të tij në ring, Evander Holyfield.

Incidenti ndodhi në raundin e tretë, që solli diskualifikimin e menjëhershëm të “Majkut të Hekurt”, që e humbi duelin. Kjo sfidë ishte revanshi mes dy boksierëve, me Holyfield që pat fituar me KO teknik është sfidën e parë, të zhvilluar mes tyre, nëntorin e 1996-ës.

Mike Tyson nuk kishte humbur asnjë ndeshje në 6 vite (1990-1996), duke mbajtur edhe titullin kampion bote të peshave të rënda në kategorinë WBA, titull që e humbi pas sfidës së parë me Holyfield. Ky i fundit fitoi me KO na raundin e 11-të, një rezultat që befasoi të gjithë, ndaj palët ranë dakord për revanshin, që u zhvillua në qershor të 1997-ës.

Por edhe ky revansh ishte një surprizë, që nuk erdhi nga rezultati në ring, por nga gjesti i Mike Tyson, që në raundin e tretë, gjatë një dueli trupo më trup, kafshoi veshin e rivalit.

Vitet kanë kaluar dhe pavarësisht këtij incidenti, dy boksierët janë pajtuar dhe sot nuk i mbajnë mëri njëri-tjetrit.

https://www.youtube.com/watch?v=Zmd0buwgqac

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme