Dy ditë më parë janë mbushur 50 ditë që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe qindra fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse brenda kësaj periudhe.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka bërë të ditur të shtunën se deri tani numri i fëmijëve të vrarë është 200, raporton Sky News.
Sipas kësaj zyre, 360 fëmijë të tjerë janë plagosur.
Muajin e kaluar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri të ditur se më shumë se 10 milionë njerëz i kanë lëshuar shtëpitë e tyre në Ukrainë.