200 krerë shtetesh në kurorëzimin e perandorit japonez

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Do të jenë të paktën 195 krerë shtetesh dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës të pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë, tetorin e ardhshëm.

Ky vendim u bë publik nga komisioni i ngritur nga Qeveria e Tokios, për të përcaktuar programin për kalimin e fronit perandorak.

Komiteti kishte vendosur më parë për procedurat për abdikimin e monarkut aktual Akihito, që parashikohet më 30 prill, si dhe ngjitjen në fron të princit të kurorës Naruhito, një ditë më pas, transmeton ATSH.

Më 1 maj gjatë disa ceremonive do të zhvillohet dorëzimi i simboleve perandorake dhe vulat e familjes.

Më 22 tetor liderët nga gati 200 vende të botës do të ftohen në “Sokuirei-Seiden-no-gi”, riti kur perandori i ri do të njoftojë kurorëzimin para popullit japonez dhe gjithë botës.

Të ftuarit do të marrin pjesë në një banket që do të zgjasë për katër ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme