200 pjesëtarë të ROSU-s në veri

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 11:45 | Nga

200 policë të ROSU-s dhe 40 nga Njësia Speciale e Kosovës gjenden në veri të Mitrovicës.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të Koha.net, ndërsa ata po udhëhiqen nga drejtori i Njësive Speciale, Arbnesh Ajvazi.

Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së.

Ministri serb tenton të futet në Veri, Policia e Kosovës e kthen prapa

Pas ndalimit që hyrjes në Kosovë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Nikola Selakoviq dhe ministrit Aleksandar Vulin, edhe Ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq nuk ka leje për hyrjen në territorin e Kosovës.

Sipas Tanjug, rreth orës 11:30, Policia e Kosovës ndaloi kalimin e ministrit Vukosavljeviq që të futet në kufirin në Jarinjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme