Zelanda e Re është bërë vendi i parë që feston vitin e ri 2022!
Për shkak të kufizime të COVID-19 në shumë vende do të ketë festime të “heshtura” ndërsa vitit 2021 po i afrohet fundi.
Shpresohej se pandemia do të kishte mbaruar deri më tani, megjithatë shfaqja e shpejtë e variantit Omicron ka bërë që vendet të vendosin më shumë kufizime.
Në Mbretërinë e Bashkuar rregullat midis Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut janë të ndryshme pa asnjë masë në Angli.
Megjithatë, kryeministri Boris Johnson u ka kërkuar njerëzve që të festojnë ‘me kujdes’