21 foshnja të lindura gjatë një jave në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë sjellë në jetë 12 vajza dhe 9 djem, raporton Ekonomia Online.

Në një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, Spitali ka ndarë detaje shtesë për shërbimet e tjera të ofruara gjatë javës.

Në këtë njoftim përfshihen edhe 3,038 vizita te mjekët specialistë, 228 pranime të reja, mesatarisht 180 pacientë të shtrirë çdo ditë, 21,658 analiza laboratorike të realizuara për 2,134 pacientë, 53 operacione të suksesshme, së bashku me qindra shërbime imazherie, fiziatrike dhe seanca dialize.

Nga ky Spital theksojnë përkushtimin që ka ekipi shëndetësor për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Jam krenare për ekipin tonë dhe përkushtimin e tyre. Këto shifra nuk janë vetëm statistika, por reflektim i përkushtimit tonë për t’iu shërbyer pacientëve me cilësi dhe dashuri”, kanë shkruar ata.

Stafi i Spitalit Rajonal të Pejës vazhdon të punojë pa ndërprerje për të ofruar kujdes cilësor 24/7, duke u kujdesur për çdo pacient me përkushtim dhe profesionalizëm.

Të ngjashme