21 mijë e 978 të vrarë në Gaza

Prishtinë | 01 Jan 2024 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza ka shkuar në 21 mijë e 978, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ajo shtoi se 56 mijë e 697 palestinezë janë plagosur, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve izraelite, që nisën më 7 tetor.

Lidhur me shifrat e viktimave, Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, muajin që shkoi tha se numri i tyre do të rritet pasi të numërohen edhe ata që kanë mbetur nën rrënoja.

Të ngjashme