Në datën 21 qershor, qytetarët e Kosovës dhe vendeve të afërta do të përjetojnë solsticin veror. Kjo është dita më e gjatë e vitit, dielli do të lindë në orën 05.07 minuta dhe do të perëndojë në 20.17, gjithsej 15 orë e 9 minuta e 48 sekonda.
Diell-ndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diell-ndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diell-ndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres.
Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit.
Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.
Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.
Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët, ende më të gjata sesa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.