21 persona kanë vdekur ndërsa 565 janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 154 pacientë dhe janë bërë 1325 testimeve.
MSH-ja ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar në Shkup 230, Prilep 65, Tetovë 39, Kumanove 35, Veles 27, Gostivar 27, Manastir 15, Stip 13, Gjevgjeli 13, Kavadar 10 e të tjera.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 32 mijë e 997 infektime me COVID-19, prej tyre janë shëruar mbi 21 mijë ndërsa kanë vdekur 1025 persona. 10 mijë e 728 raste janë aktive.