21-vjeçarja për policinë: Në motel me 61-vjeçarin nuk shkova për para

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

21-vjeçarja e nacionalitetit ashkali e cila po kryente marrëdhënie seksuale në një motel me një  61-vjeçar nga Gjakova, kur ky i fundit u alivanos dhe më pas vdiq, ka deklaruar në polici se me viktimën janë njohur disa ditë më parë ku më pas janë dakorduar që të takoheshin përsëri. Bazuar në deklaratën e saj fillestare para policëve hetues, të cilën e ka siguruar Gazeta Express, ajo ka pohuar se nga viktima nuk ka kërkuar para.

Duke iu referuar deklaratës së 21 vjeçares, ajo thotë se se gjatë aktit viktima ishte alivanosur ndërsa dëshmitarja bashkë me pronarin e motelit kanë tentuar t’i japin ndihmë, por gjatë tentativës kanë vërejtur se gjendja e tij nuk po përmirësohej dhe për një moment ata kanë parë që viktima nuk ka asnjë reagim.

Duke konsideruar që viktima ka vdekur, pronari i motelit i ka kërkuar dëshmitares që bashkë të shkojnë në polici dhe ta raportojnë rastin.

Sipas dëshmitares ajo nuk ka kërkuar pagesë nga viktima “as kësaj here e as herave tjera që janë takuar”.

Tutje, dëshmitarja ka deklaruar se me viktimën janë njohur disa ditë më parë dhe se janë takuar edhe më herët, ndërsa ishin dakorduar që ditën kritike të takoheshin përsëri.

Ajo ka thënë se kishte marrë një taksi deri në lokacionin e caktuar ku po e priste viktima.

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thhet në njoftimin e policisë.


Të ngjashme