Sot është shënuar përvjetori i 21 –të i shtabit të Batalionit të dytë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatsisht kazermesë së parë të UÇK-së, në Brigaden 121” Kumanova”.
Nga ky vend operacionet e para të UÇK-së i zhvilloi, Komandanti të njësive të para guerile në Shtime, Heroi Kombëtar Jetë Hasani, arsimdashes i madhë i cili me vetiniciativë e bleu truallin dhe ndërtoi me vetëfinancim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që me 3 shtatorë 1995 të fillojë mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me rradhë.
Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014” me komandantë Jetë Hasani, po në at koha Jetë Hasani mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin legjendar Adem Jasharin.