217 aktakuza për një muaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Ferizaj, 1 Shkurt 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjithsejtë 217 aktakuza për raste të ndryshme penale dhe ka paraqitur pesëmbëdhjetë(15) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur gjithsejtë trembëdhjetë (13) aktakuza, janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit dhe janë marrë pesëmbëdhjetë (15) aktvendime për fillim të hetimeve.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit janar ka ngritur gjithsejtë 183 aktakuza, ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka marrë tetëdhjetë (80) aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur ka ngritur 21 aktakuza, ka marrë 21 aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe ka bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme