Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Vendi regjistroi 4 mijë e 397 raste të reja me virus.
Rreth 1 mijë e 300 të infektuar me COVID-19 gjatë kësaj kohe janë nën moshën 19-vjeçare.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se 217 të infektuar janë të moshës zero deri 9 vjeç, 1 mijë e 69 janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 506 janë të moshës 20-29 vjeçare.
49 të infektuar janë mbi 80 vjeç.
Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me COVID-19 sot është ajo e Prishtinës me 1 mijë e 89 raste, pastaj e Pejës me 438 raste.