22 të vdekur dhe 465 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

| 14 Shk 2022 | 18:31 | Nga

22 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 465 raste të reja me këtë virus, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe, 1 mijë e 880 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Ndryshe, aktualisht numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 9 mijë e 699.

Të ngjashme