Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në punë pasi i ka shpërthyer një granatë dore. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.
Sipas të dhënave, i riu po zhvendoste disa mbetje me lopatë në kopshtin e ndërtesës. Megjithatë, aty ndodhej edhe një granatë që i përkon Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.
I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.