Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësite policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontraband – të Doganave të Kosovës, kanë ndërmarr një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar ’Auto tregu’ në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.
Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 automjete dhe 1 kamion, pronarët e të cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore.
Të gjitha automjetet e lartë cekura me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit.
Në këtë plan kanë marr pjesë 50 zyrtar dhe e tera ka përfunduar pa asnjë incident. Operacioni është udhëhequr nga komandanti i stacionit policor Pejë.