Shqetësimi i këtyre banorëve të Obiliqit është i madh. Kjo ngase ju kanë mbetur më pak se dy javë, që t’i lëshojnë banesat, në të cilat jetuan gati 20 vjet.
Edhe njoftimi për këtë, nga organet komunale të Obiliqit, tashme iu ka ardhur.
Gjithë kjo për shkak, se në këtë pjesë të qytetit, parashihet të ndërtohet sheshi “Adem Preniqi”
Edhe rrënimi i ish – objekteve të vjetra të Korporatës Energjetike të Kosovës, tashmë ka filluar.
Por në hall më këtë, janë 8 familje, të cilat jetojnë në këtë ndërtesë të vjetër.
Këta thonë, se me rrënimin e këtyre objekteve, po mbesin në rrugë.
Këta qytetarë, thonë se nuk janë kundër ndërtimit të sheshit të qytetit.
Por, sipas tyre, nuk e kanë ndërmend t’i lëshojnë pronat, derisa t’iu gjendet një zgjidhje për banim.
E fat të njëjtë më këta banorë, pritet të kenë edhe barakat përreth, në të cilat, jetojnë rreth 15 familje.
Ndërkohë, nga Komuna e Obiliqit, thonë që këto prona kanë kaluar në pronësi të komunës nga KEK-u, ndërsa banorët kishin leje vetëm për shfrytëzim të përkohshëm.
Por, nga komuna, kanë premtuar një zgjidhje për këta banorë.
Berisha, thotë se ka një vit që janë lajmëruar banorët për këtë gjë.
Në fund, Berisha ka thënë se sheshi i ri i qytetit, është një projekt i madh komunal, të cilit do t’i gëzohen të gjithë qytetarët e Obiliqit.