23 kuksianët e arrestuar kthehen në vendlindje me pranga në duar

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 10:06 | Nga

23 kuksianët e arrestuar pas protestës kundër taksës për rrugën e Kombit do të dalin ditën e sotme para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Do të jetë Gjykata e Kukësit, e cila do të japë vendimin, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë shumë qytetarë nga Kukësi, si dhe deputetë të opozitës.

Express mëson se të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë për dhunim të pronës private si dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë, duke i kërkuar prokurorisë fakte të qarta, nëse ka, për përfshirjen e tyre në akte të dhunshme.

Edhe pse ata ndodhen në Tiranë, pasi policia i transferojë nga Kukësi për në kryeqytet për mungesë kapacitetesh në Komisariatin e qytetit, por ata do të dërgohen ditën e sotme për në Kukës për të dalë para gjykatës.

Arrestimi i tyre erdhi pas protestës kundër taksë së vendosur nga qeveria, ku çdokush që kalon në rrugën e Kombit duhet të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.

Por, qytetarët të irrituar, i vunë flakën kabinës ku ishin të vendosura makineritë për pagesën e kësaj takse, ndërsa më pas, policia vuri në pranga 23 persona.

Po ashtu, lidhur me këtë protestë, janë shpallur në kërkim edhe 13 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme