jë 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë ka vdekur në një aksident trafiku në Danimarkë.
Bëhet fjalë për Resmije Smajlin, vdekjen e të cilës e kanë konfirmuar familja e saj dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor në varrezat e komunitetit musliman në Brondby të Danimarkës.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby”, shkruan babai i së ndjerës.
Ismajli edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.